Sport
Mbrojtësi i Suedisë pas fitores në “Fadil Vokrri”: I njoh disa futbollistë të Kosovës, kam luajtur bashkë edhe me Zenelin
Demokracia
23:11 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Suedisë që aktivizohet te Manchester Unitedi, Victor Lindelof është deklaruar pas fitores.

“Bëmë gjithçka që donim të bënim dhe e merituam fitoren”, ka thënë Lindelof në “SS Kosova”.

“Sigurisht e di që është pranuar Kosova, dhe ishte mjaft mirë të luanim ndaj tyre, i njoh disa futbollistë, kemi luajtur me Arbër Zenelin më parë”, shtoi Lindelof. /Demokracia.com

Të ngjashme