Lajme
Nushi pas deklaratës së xhaxhait të Kurtit: Shpikja e armiqëve të brendshëm e jashtëm qenka trashëgimi
Demokracia
14:07 | 18 Gusht 2022

Share:

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së xhaxhait të Albin Kurtit, Hamza Kurtit se kryeministri ka armiq të jashtëm dhe të brendshëm.

Sipas Nushit, shpallja e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm nuk është problem ideologjik, por, i njëjti e ka konsideruar të jetë trashëgimi familjare.

“Me gjase ky problemi i shpikjes e shpalljes se armiqeve te brendshem e te jashtem nuk qenka vec problem ideologjik, por edhe trashegimi familjare ?‍♂️“, ka shkruar Nushi në facebook.

Në anën tjetër, deklarata e xhaxhait të Kurtit vjen në ditën e bisedimeve mes shefit të ekzekutivit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se pret që Kurti ta ketë të vështirë, pasi tha se “ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm”.

“Unë pres që Albini e ka vështirë. Pse? Ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikuar, e bashkuar, ndryshe do të ishte situata. Por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e tjetri pas shpine, ai është rrezik i madh”, tha ai për Klan Kosovën.

LEXO EDHE:

Xhaxhai i Kurtit flet për takimin e sotëm Kurti-Vuçiq: Albini e ka vështirë, ka armiq të jashtëm e të brendshëm

Të ngjashme