Gëzim Mekuli, gazetar që në mënyrë të zjarrtë përkrah Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë një status të çuditshëm.
Duke komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ai e ka quajtur Kurtin rilindës kombëtar.
Ai madje e ka quajtur Kurtin engjull, teksa presidentit serb i është referuar si dreq.
“Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare. Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin. Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit. Sot ne Bruksel dreqi para engjullit”, shkroi ai.
Kujtojmë që edhe dje, grupi “Me kryeministrin” deklaroi se Kurti tashmë i ka tejkaluar rilindësit kombëtarë.