Bashkimi Evropian ka publikuar pamje të takimit, ku shihet Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borell, emisari Miroslav Lajçak dhe Kurti e Vuçiq.
Për dallim nga momenti kur u realizuan fotografitë para takimit, ku Borrell dhe Vuçiq u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, e njëjta gjë nuk ndodhi në tavolinën e bisedimeve.
Vuçiq me të hyrë brenda në sallën e bisedimeve nuk u pa me disponim, madje ai e injoroi edhe përshëndetjen e Përfaqësuesit të Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Në pamje shihet sesi Borrell ia zgjati dorën Vuçiqit, por ky i fundit e injoroi atë pavarësisht se Borrell u duk shumë i sigurt se Vuçiq do t’i flasë.