Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është alarmuar nga rastet e dhunës në familje përgjatë 24-orëshit të fundit në Kosovë.
Ajo ka shpërndarë disa të dhëna të këtyre rasteve duke thënë se shfaqin të vërtetën e dhimbshme të betejës për barazi gjinore në Kosovë.
“Të dhëna të frikshme, të cilat e shpërfaqin brutalisht të vërtetën e dhimbshme se beteja për barazi gjinore dhe dinjitet ende nuk ka përfunduar. Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen gratë në Kosovë duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh”, ka shkruar ajo.