Sport
Rashica justifikohet për humbjen e sotme nga Suedia: Nëse do ta kishim finalizimin më të mirë, do të kalonim më herët në epërsi
Demokracia
22:56 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, ylli i Kosovës, Milot Rashica është deklaruar për humbjen e sontme.

“Nëse e kishim pasur finalizimin më të mirë, do të shënonim dhe do të kalonim në epërsi”

“Në pjesën e dytë, luanim me topa të gjatë dhe nuk arritëm të bënim lojën tonë”

“Mënyra se si Suedia kaloi në epërsi nuk e di nëse ishte realistik, sa i përket penalltisë, nuk munda ta pashë lojtarin dhe kërceva pak lartë, ndoshta më shumë se që është dashur”, shtoi Milot Rashica. /Demokracia.com

Të ngjashme