Sport
Ylli i Kosovës humbet ndeshjen ndaj Spanjës, u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Suedisë
Demokracia
22:43 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Vlen të përmendet se Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq sonte në fund të ndeshjes, me ç’rast do të mungojë të mërkurën kundër Spanjës.

Megjithatë, “Dardanëve” do t’ju kthehet Ibrahim Dresheviq nga pezullimi.

Ndeshjen e ardhshme në eliminatore, Kosova e luan ndaj Spanjës të mërkurën, kurse Suedia luan miqësore me Estoninë. /Demokracia.com

Të ngjashme