Sport
Vedat Muriqi reagon pas humbjes nga Suedia: Nëse do të barazonim në fillim, ndeshja do të luhej më ndryshe
Demokracia
22:40 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u shpreh i zhgënjyer me humbjen.

“Me gjysmë-gabimi morëm golin e parë, këtë nuk e prisnim, humbëm edhe raste, gjëra që ndodhin, por në këso lojë duhet të jemi më të kujdesshëm”, deklaroi Muriqi në “SuperSport”.

“Nëse do të barazonim në fillim, ndoshta ndeshja do të shkonte më ndryshe. Iu kërkoj falje, nuk kam çfarë të bëj”, shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme