Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit se kryeministri kosovar, është përcaktuar për Asociacionin me komuna serbe (ASK).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka qenë kundërshtari më i madh i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje i kishte vënë emrin serb “Zajednica” në mënryë që ta paraqiste sa më ulët që është e mundur.
Molliqaj thotë se paqe mes popujve nuk ka nëse formohet ASK-ja, ndërsa ai beson që Kurti tanimë është përcaktuar përë këtë.
“Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion. Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë”, shkruan Molliqaj.
“Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, shtoi ai.