Sport
Java e parë në Superligë e qetë, Komisioni i Garave nuk gjeti asnjë shkelje
Demokracia
11:26 | 17 Gusht 2022

Share:

Java e parë e Superligës së Kosovës në futboll, përkundër që solli disa ndeshje joshëse dhe të forta ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Demokracia.com.

Skuadrat u ndanë të kënaqura me ndarjen e drejtësisë, derisa Komisioni i Garave i FFK-së, nuk ka gjetur asnjë shkelje, çka dëshmon për një nismë të mbarë të këtij kampionati.

“Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicim disiplinor”, thuhet në njoftimin  e FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme