Kanë kaluar rreth 30 minuta në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Pas 30 minutash, Suedia vazhdon të jetë në epërsi 0:1 pas golit të shënuar nga Claesson (’12).
Kosova e ka nisur sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B. /Demokracia.com