Një protestë simbolike është mbajtur sonte para Qeverisë së Kosovës.
Aty janë ndezur qirinj si shenjë proteste ndaj paralajmërimeve për nisjen e reduktimeve të rrymës në Kosovë.
I pranishëm aty ishte edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili edhe ka publikuar fotografinë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.