Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kërcënimi ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, është i padrejtë dhe i palejueshëm.
Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga VV, shkruan Demokracia.com
“As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Mustafës:
Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.
As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.
Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë./Demokracia.com
Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe…
Posted by Isa Mustafa on Thursday, January 21, 2021