Sport
Nis pjesa e dytë në ndeshjen Shqipëri – Angli
Demokracia
19:00 | 28 Mars 2021

Share:

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Pas 45 minutash, rezultati është 0:1, pasi Harry Kane me një gol me kokë vuri në epërsi anglezët.

Sa i përket statistikave, Anglia është duke e zotëruar posedimin me 77 përqind, derisa anglezët kanë bërë pesë tentime për gol, kurse Shqipëria vetëm një.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I.

Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme