Lajme
Pritje mbi katër orë në dalje në Merdar
Demokracia
17:03 | 14 Gusht 2022

Share:

Në pikën kufitare në Merdar në dalje pritjet janë mbi 4 orë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri 4 orë e 20 minuta, ndërsa në hyrje deri 15 minuta.

Fluks ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Mutivodë. Këtu pritjet janë deri në një orë, ndërsa në Jarinjë pritjet janë deri 30 minuta.

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025