Kanë kaluar rreth 40 minuta në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Pas 40 minutash, rezultati është 0:1, pasi Harry Kane me një gol me kokë vuri në epërsi anglezët.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I.
Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com