Kanë kaluar 20 minuta në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Pas 20 minutash, rezultati është 0:0, derisa kuqezinjtë kishin një rast ideal në minutën e 13-të përmes Myrtu Uzunit.
Futbollisti i Ferencvarosit ishte i vetëm përballë portierit Nick Pope, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I.
Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com