Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë një gjest tepër fisnik para sfidës ndaj Anglisë.
Kuqezinjtë kanë veshur një fanellë me dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën te “Casa Italia”, shkruan Demokracia.com.
33-vjeçari, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët.
Një gjest i madh është bërë nga Shqipëria përpara ndeshjes me Anglinë.
Lojtarët kuqezinjë kanë dalë në nxehmje duke veshur fanellën që ka dedikim të veçantë për Arjan Salën, heroin që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.
https://www.facebook.com/563479077450853/photos/a.621951344936959/1216835865448501/
33-vjeçari mbeti mes flakëve te “Casa Italia”, ndërsa te Kombëtarja shqiptare është nderuar me fjalët:
“Heroi i heshtur është mes nesh”.
Ndërkohë në intervistën për “Supersport”, Hamdi Salihi ka treguar më tepër rreth kësaj zgjedhje:
“Ky ishte një rast që tregon më së miri vlerat e kombit tonë. Është ai momenti kur dikush thotë që: “Shiko, vetja ime nuk është asgjë para të tjerëve”. /Demokracia.com