Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I.
Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com