Sport
Lorik Cana komenton gjasat e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Anglisë, respektivisht Suedisë: Iu urojmë suksese dy skuadrave tona
Demokracia
17:39 | 28 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I derisa luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Cana tashmë i pensionuar nga futbolli, ka thënë fillimisht se Shqipërisë i mungon edhe tifozëria.

“Na mungon shumë tifozëria, le ta shohim se çfarë ndeshje do të shohim”, ka thënë Cana në “SuperSport”, përcjell Demokracia.com.

“Motivimi në asnjë ndeshje nuk mungon te kombëtarja, tensioni rritet kur janë kundërshtarët e fortë, por niveli që duhet ta dëshmosh nuk të lejon të bësh gabime. Mund të shkojmë prej fillimit mbarë në fushë dhe t’i fitojmë duelet, por duhet lexuar mirë lojën për të marrë rezultat pozitiv. Nëse duam golin, duhet ta kërkojmë atë”, tregoi ish-futbollisti i Shqipërisë.

Për fund, Cana komentoi edhe gjasat e Shqipërisë ndaj Anglisë dhe të Kosovës ndaj Suedisë.

“Mendoj se në të dyja rastet, Kosova dhe Shqipëria nuk janë favorite, por kanë mundësi të marrin rezultate të mire, iu urojmë fat”, theksoi ai.

Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme