Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu ka shpërndarë një postim të çuditshëm në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Ne jemi Kombi i Dua Lipës dhe jo i Duda Bales”, thuhet në postimin të cilin Lahu e ka shpërndarë.
Kujtojmë se ditëve të fundit është riaktualizuar çështja për ndryshimin e Udhëzimit Administrativë për mbajtjen e shamisë në shkolla.
Rreth çështjes së bartjes së mbulesës në shkolla, ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
Ajo e ka cilësuar si të padrejtë udhëzimin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë dhe se, sipas saj, për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese.