Personazhi i njohur, Vali Corleone të enjten është plagosur me armë zjarri.
E dyshuar për plagosjen është e dashura e tij, Anita Syla.
Policia në raport ka thënë se Corleone është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit.
Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Në këtë fotografi Vali shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë, pas lirimit të tij nga spitali.
