Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Anglinë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I derisa luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.
Djelmoshat e Edi Rejës tashmë kanë zbritur në fushën ku do të luhet ndeshja.
“Çunat kanë zbritur në fushë”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/888871608624307
Ndryshe, trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar edhe formacionet startuese.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Laci, Bare, Memolla; Uzuni, Çikalleshi, Broja
Anglia: Pope; Walker, Maguire, Stones, Shaw; Philipps, Rice, Foden; Mount, Kane, Sterling.
Ndryshe, Shqipëria e nisi kampanjën eliminatore për “Katar 2022” të enjten e kaluar me një fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës. /Demokracia.com