Sport
Pacolli para ndeshjes Kosovë – Suedi: Nuk mundem pa menduar edhe për Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte
Demokracia
17:02 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar sukses Kosovës në përballjen e sotme.

Në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka shkruar mes tjerash se këtë deshje nuk mundet pa e menduar edhe artistin Rasim Thaqi – Cimën, i cili vdiq ditë më parë nga COVID-19.

Postimi i plotë i Pacollit:

Kur Kosova sonte nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballlë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mundem pa menduar edhe për artistin tonë të dashur, Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte. Ekipit i urojmë fat dhe fitore!”.

Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme