Gazetari Ridvan Berisha është përfshirë në debatin për lejimin e shamisë në shkolla.
Ai ka thënë se bartja e shamisë në shkolla më së paku ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Berisha e ka quajtur kurth të kryeministrit Albin Kurti çështjen e shamisë.
Berisha po ashtu ka një lutje edhe për gazetarët dhe pronarët e mediave që të mos bien në kurthet e Kurtit.
“Kolegë gazetarë, drejtues mediesh, ju lutem mos shkelni në kurthet e kryeministrit Kurti duke e mediatizuar çështjen e shamisë! Kosova ka me bollëk brengash të tjera, i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne. Më së paku çështja e bartjes së shamisë për fëmijët nëpër shkolla ka ta bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.”, ka shkruar ai.
Sipas Berishës grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit.
“Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik!”, tha Berisha. /Demokracia.com/