Futbollisti i Manchester Cityt, francezi Benjamin Mendy, u paraqit sot në Chester Royal Court, ku filloi gjyqi i tij, në të cilin akuzohet për deri në 10 krime seksuale.
Mbrojtësi i majtë i Citizens është akuzuar për tetë vepra për përdhunim, një tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual, të gjitha këto dyshohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Cheshire midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021, transmeton Demokracia.com.
Francezit iu sekuestrua pasaporta dhe ai ishte në arrest shtëpiak, ndërsa tani do të përballet me dëshminë e grave që e akuzuan për sulme dhe përdhunime.
Futbollisti kampion anglez u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Mendy e luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester Cityn pothuajse një vit më parë, në një humbje kundër Tottenhamit në Premier League (1:0).
Manchester City e solli Benjamin Mendy nga Monaco në vitin 2017 për 57.5 milionë euro dhe francezi atëherë ishte mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. /Demokracia.com