Lajme
1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Kosovë
Demokracia
11:59 | 10 Gusht 2022

Share:

1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3 mijë e 550 testime, 1 mijë e 197 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nuk raportohet për të vdekur, derisa janë shëruar 1 mijë e 30 pacientë.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 8 mijë e 4. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme