Sport
ZYRTARE: Werner largohet nga Chelsea, rikthehet në Gjermani
Demokracia
18:50 | 09 Gusht 2022

Share:

Timo Werner është larguar zyrtarisht nga Chelsea dhe destinacioni i tij i radhës është Leipzig.

Lajmin e ka bërë të ditur Chelsea nëpërmjet një komunikate në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

“Werner kthehet në Leipzig. Timo Werner ka përfunduar një transferim të përhershëm në RB Leipzig, duke u rikthyer në Gjermani pas dy sezonesh me Chelsean”, thuhet në komunikatë.


Sulmuesi gjerman po kthehet në klubin ku pati katër vite përpara se të transferohej në “Stamford Bridge”.

Largimi i Werner nga Chelsea do të ishte mundësi e mirë për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja që të ketë minutazhë më të madhe te “Blutë”./Demokracia.com/

Të ngjashme