Sport
Klopp humb titullarin e skuadrës të paktën për 1 muaj
Demokracia
16:34 | 09 Gusht 2022

Share:

Mesfushori i Liverpool, Thiago Alcantara shqetëson jo pak trajnerin Klopp.

Spanjolli pësoi një dëmtim në kofshë dhe u detyrua ta mbyllte sfidën e parë të sezonit ndaj Fulham në minutën e 51-të.

Menjëherë pas ndeshjes, një skanim fillestar konfirmoi një tendosje të muskujve dhe tani mesfushori do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore.

Te Liverpool janë të shqetësuar pasi gjithçka do të varet nga mënyra se si 31-vjeçari do të reagojë gjatë rehabilitimit.

Te Liverpool janë të sigurt se Thiago do të humbasë sfidat e muajit gusht dhe shpresojnë të rikthehet në shtator, që do ishte diçka shumë pozitive, në të kundërt, nëse analizat dhe rehabilitimi do të kërkojnë më shumë kohë, atëherë rikthimi i tij mund të ndodhë në fillimin e muajit nëntor.

Alcantara ka vuajtur edhe sezonin e kaluar nga dëmtimet dhe tani mund të quhet “i pafat” ashtu si Liverpool, pasi Klopp e ka infermierinë e skuadrës plotë dhe spanjolli u bashkohet emrave si, Diogo Jota, Jones, Keita, Kelleher, Konate, Oxlade-Chamberlain dhe Tsimikas.

Të ngjashme