Vdes në QKUK personi, i cili u aksidentua javën e kaluar në Lipjan.
Lëndimet që i pësoi një javë më parë në një aksident në Lipjan ishin vdekjeprurëse për një qytetar.
Një qytetar, i cili pësoi aksident një javë më parë në Lipjan ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përcjell Demokracia.com.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së 22 marsit dhe që nga ajo kohë ai ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Lipjan 22.03.2021-19:20. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 28.03.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./Demokracia.com/