Policia e Kosovës ka njoftuar se mengjesin e ditës së djeshme, është gjetur një person i vdekur në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në Pejë është gjetur një person pa shenja jete dhe sipas policisë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Demokracia.com.
“Pejë 27.03.2021 – 09:40. Është raportuar se është gjetur pa shenje jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policia e Kosovës.
Më tej, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe sipas policisë rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/