Armando Broja me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.
Është klubi i West Hamit ai që po kërkon me ngulm shërbimet e futbollistit të Shqipërisë.
Klubi londinez ka ofruar 38 milionë euro për shqiptarin, por Chelsea në anën tjetër nuk e do largimin e tij.
Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar se trajneri Thomas Tuchel e pëlqen shumë Brojën andaj nuk e do largimin e tij.
Së paku, trajneri dëshiron ta testojë Brojën deri në afatin kalimtar të janarit dhe më pas të rishikojë vendimin e tij./Demokracia.com/