Lajme
Aksident në Shtime, një i lënduar
Demokracia
19:00 | 08 Gusht 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Belincë të Shtimes, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 18:08 në rrugën magjistralen Prizren-Shtim, në fshatin Belinc ,ka ndodhur aksident komunikacioni, ku të përfshira ishin dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKMF – Shtime”, tha Veseli.

Tutje, ai bëri të ditur se njësia e komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme