Lajme
Kurti për sulmin në veri: Prokurori është duke i vëzhguar pamjet e publikuara në rrjetet sociale
Demokracia
10:57 | 08 Gusht 2022

Share:

Kryeministri Kurti në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, ka folur për sulmet në veri të dielën e kaluar.

Kurti ka thënë se prokurori është duke i vëzhguar pamjet, që janë publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij Beogradi mund të bëjë shumë pak sepse Kosova sot është një vend demokratik.

“Prokurori është duke i vëzhguar pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale. Ishin njerëz të paguar nga Beogradi, të cilët punojnë për strukturat paralele në veri të Kosovës. Disa ishin njëmend kriminelë, të cilët ishin futur në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po u referohem Radojiçiqit dhe Veselinoviqit. Ka qenë një deja vu. Ajo metodë është përdorë nga serbët që në vitet e ‘90-ta, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Mirëpo, Kosova sot është një vend demokratik. Mund të bëjnë shumë pak. Janë të frustruar, sepse ekonomia jonë, ani pse nuk na njohin, është duke lulëzuar”, ka thënë Kurti për La Repubblica. /Nacionale

Të ngjashme