Sport
Promovimi i futbollit vendor, Drita organizon ceremoni festive për gazetarët e sportit
Demokracia
18:23 | 07 Gusht 2022

Share:

Drita ka organizuar një ceremoni festive për gazetarët sportivë të Kosovës për ditën e martë, shkruan Demokracia.com.

Nënkampionia e Kosovës ka njoftuar gazetarët sportivë se më 9 gusht nga ora 18:00 në “Hotel Astoria” në Gjilan do mbahet një ceremoni festive në shenjë falënderimi për punën e mediave dhe gazetarëve sportivë në vend.

Drita pak ditë më parë e kompletoi transferimin e futbollistit Arbnor Muja te gjiganti belg Royal Antwerp.

Shuma që përfitoi Drita për shërbimet e Mujës është rreth 400 mijë euro.

Tre herë kampionët e Kosovës vazhdojnë të mbeten një nga klubet më të organizuara në futbollin e Kosovës në vitet e fundit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme