Lajme
Zjarr në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, era favorizon flakët
Demokracia
11:10 | 07 Gusht 2022

Share:

Në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e quajtur Piramida 17 në Kolonjë, vijon të jetë aktive një vatër zjarri.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta,  ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

Zjarri është  në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025