Një person në Ferizaj është vetëvrarë të shtunën pas mesnate.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se një person është vetëvrarë në Ferizaj, shkruan Demokracia.com.
Sipas raportit i njëjti ishte hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
VETËVRASJE
Rr. Sali Qeku, Ferizaj 06.08.2022 – 00:35. Viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është hedhur nga kati i nëntë i banesës/ndërtesës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në ILM për obduksion. /Demokracia.com/