Lajme
Drejtori e akuzoi Bulliqin se u shkarkua për shkak të vilave në Batllavë, Prokuroria nis hetimet
Demokracia
09:57 | 05 Gusht 2022

Share:

Prokuroria e Prishtinës ka nisur hetimet pas deklaratave të ish-drejtorit të Inspeksionit në Podujevë, Besnik Mulliqi.

Ky i fundit e kishte akuzuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, se tentoi ta pengojë në rrëzimin e ndërtimeve në zonën e Liqenit të Batllavës.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për Nacionalen se janë duke i shqyrtuar këto deklarata.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna në opinionin publik nga z. Mulliqi, si dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Në një postim në facebook, Mulliqi kishte thënë se ka pasur përplasje me kryetarin e Podujevës, që sipas tij, tentoi ta pengonte zbatimin e ligjit.

Të ngjashme