Lajme
Pesë të lënduar nga vetëaksidenti i rëndë në Malishevë, policia jep detajet
Demokracia
19:31 | 04 Gusht 2022

Share:

Një vetëksident ka ndodhur sot në dalje të Malishevës.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti, pesë persona janë lënduar rëndë, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj për Demokracia.com, se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:20 ka ndodhur vetaksident në Malishevë, për pasojë përveç dëmeve materiale 5 persona që kanë qenë në automjet kanë pasuar lëndime.  Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke vazhduar me hetime”, ka deklaruar Elezaj./Demokracia.com/

Të ngjashme