Sport
​Çiklizëm, Kosova me dy garues në Lojërat Evropiane
Demokracia
08:46 | 04 Gusht 2022

Share:

Në Lojërat Evropiane në çiklizëm që mbahen në Mynih të Gjermanisë, Kosova do të përfaqësohet me dy çiklistët Alban Delija dhe Blerton Nuha.

Më 14 e 17 gusht, të dy garuesit do t’i kenë garat në ITT dhe në Road Race.

Të dy garuesit pritet të tregojnë paraqitje të mira, marrë parasysh përvojën e tyre të mëhershme në garat e niveleve të larta, të dyshes Delija e Nuha.

Federata e Çiklizmit e Kosovës thotë se do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për garuesit që po e bëjnë më të mirën për përfaqësimin e shtetit tonë në garat ndërkombëtare.

Të ngjashme