Sport
Malisheva përforcohet me futbollistin e Ulpianës
Demokracia
13:31 | 03 Gusht 2022

Share:

Malisheva ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Kastriot Rapucës.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit nga “Liman Gegaj” në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Kastriot Rapuca u transferua te Malisheva pas aventurës që kishte te klubi nga Lipjani, Ulpiana.

“Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë Malisheva prezantoi edhe futbollistin Medin Bajrami nga Renova e Maqedonisë së Veriut.

Malisheva bën gara në elitën e futbollit kosovar për sezonin e dytë me radhë./Demokracia.com/

Të ngjashme