Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi ka mbërritur në Tajvan ditën e sotme për të nisur vizitën e saj zyrtare, pavarësisht kërcënimeve të Kinës për nisjen e një sulmi ushtarak.
Pak pas mbërritjes, Pelos tha në një deklaratë se vizita e delegacionit të Kongresit nderon angazhimin e palëkundur amerikan në mbështetje të demokracisë në Tajvan.
“Solidariteti amerikan me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm se kurrë, kur bota po përballet me një zgjedhje mes autokracisë dhe demokracisë”, shtoi Pelos.
BREAKING: House Speaker Nancy Pelosi lands in Taiwan despite warning from China of “serious consequences” https://t.co/jn8limUSe7 pic.twitter.com/bnPDdGPrQL
— CNBC Now (@CNBCnow) August 2, 2022
Pelos është zyrtarja e parë amerikanë që viziton Tajvanin, ndërsa vizita është shoqëruar me kërcënime të mëdha nga Kina. Pak para mbërritjes s saj u publikuan disa video që tregonin se Kina ka nisur lëvizjen e pajisjeve të saja ushtarake në kufi me ishullin, ndërsa dalloheshin një sërë tankesh që ishin reshtuar në plazhet në kufi.
Po ashtu, para mbëritjes së avionit, në aeroportin e Taipeit u dha një alarm për bombë, i cili deri më tani ka rezultuar fals.
Po ashtu, disa nga faqet më të rëndësishme qeveritare të vendit, duke përfshirë atë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Presidencës ranë pre e disa sulmeve kibernetike, që dyshohet se janë iniciuar nga Kina.