Kosova do ta nis nesër kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” do të përballen me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Në këtë ndeshje, Kosova do të përballet me mungesa të shumta.
Some huge absences for #KOSSWE
Injuries
– Valon Berisha
– Amir RrahmaniSuspension
– Ibrahim Dreshevic
– Aro Muric*Covid19
– Astrit Selmani
– Herolind ShalaBig blow ahead of an important qualifier! pic.twitter.com/7XjpDwuSsF
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) March 27, 2021
Gjithsej gjashtë futbollistë do t’i mungojnë përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.
Amir Rrahmani dhe Valon Berisha do t’i mungojnë shkaku i lëndimeve, Ibrahim Dresheviq dhe Arijanet Muriq shkaku i pezullimeve dhe Astrit Selmani dhe Herolind Shala mungojnë shkaku i COVID-19.
Ndryshe, ndeshja e nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet nga ora 20:45. /Demokracia.com