Karabagu nga Azarbejxhani ose Ferencvaroshi nga Hungaria, do të jetë pengesa e fundit për kampionin e Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupit drejt kualfikimit në grupe të Ligës Evropa, në rast se skuadra nga Çairi kalon Shamrok Roversin e Irlandës, në turin e tretë.
Në rundin e parë, Karabaku deklasoi Leh Poznanin e Polonisë, ndërsa Ferencvaroshi ishte dominues ndaj Sllovan Bratislavës.
Dnipro – AEK Larnaka/Partizan
Gent – Omonia
Austri Vjenë – Fenerbahçe/Sllovaki
Linfield/Zyrich – Harts
Maribor/HJK – Silkeborg
Malmo/Dudelange – Sivaspor
Karabakh/Ferencvaros – Shamrock/FC Shkupi
Maccabi/Apollon – Olympiakos/Slovan
C.Zvezda/Pyunik – Sherif/Plzen
Ludogorets/Dynamo – Bodo/Zalgiris
Në bazë të shortit, më 18 gusht, Fc Shkupi do të jetë në transfertë në sfidën e parë të plej offit, ndërsa më 25 gusht do të jetë nikoqir në sfidën që sjell një vend në garat në grupe, të cilën e arriti vetëm Vardari nga Maqedonia./Alsat.mk