Lajme
VIDEO| Politikanët serbë bëhen edhe qesharak, rrihen ndërmjet vete për shkak të Kosovës
Demokracia
22:21 | 01 Gusht 2022

Share:

Dy këshilltarët komunal nga Apatini, qytet në Serbi, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Milorad Mërgja, kryetar i Këshillit lokal të Partisë Radikale Serbe, janë përleshur sot në qendër të atij qyteti, para qytetarëve të cilët të tronditur dhe në mosbesim kanë përcjellë konfrontimin e dhunshëm fizik.

Një nga qytetarët e ka regjistruar këtë situatë mjaft të çuditshme.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Nova.rs, konflikti mes dy këshilltarëve ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve për Kosovën, dhe siç e shihni në video njëri prej tyre është edhe zbathur!

Nuk dihet ende se si ka përfunduar përleshja fizike.

Të ngjashme