Kosova do ta nis nesër kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” do të përballen me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Punimet intensive në stadiumin në kryeqytet duket se kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Drejtori i stadiumit, Benet Rezniqi ka publikuar pamje nga “Fadil Vokrri” ku shihet puna e madhe që është bërë aty.
“Edhe pak, edhe gati”, ka shkruar Rezniqi në rrjetin social “Facebook”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1378791132458838&id=100009838935118&__cft__[0]=AZU7T9o5BvWx3B2bgTWhRab2XWQrg3vjFdN5Pga7v4-v-H4maTuD4S1jIXIO-5J4Co8nz7vGVf8q5yQ9jDCLsWdUMfb7ifMRHnItwJ3AAzHdqO4FCANF263oL3TeUIuvUTbPa8CyIeC4l–gWNFVkDWdBwMc9waXG9vV0DQr75XEwA&__tn__=%2CO%2CP-R