Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshëndetur sot nisjen e dërgesës së parë të drithërave nga anija transportuese e nisur nga porti ukrainas Odessa.
Gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, pallati presidencial Elysee, ka bërë të ditur se Macron ka ritheksuar edhe njëherë përpjekjet evropiane për eksportimin e drithërave të Ukrainës edhe përmes tokës, dhe të njëjtën kohë të vazhdojë edhe nëpër ujë.
Biseda telefonike mes dy liderëve – pra Macron dhe Zelensky ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, thuhet ndër tjera në kumtesën e pallatit Elysee.