Shqipëria e ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Kombëtaren e Anglisë.
Kuqezinjtë janë nikoqirë të “Tre Luanëve” nesër në Tiranë, në stadiumin “Air Albania” nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.
Por, mbrojtësi Marash Kumbulla pritet ta humbasë këtë ndeshje.
Kjo për shkak se futbollisti i Romës ka dhimbje në gju dhe së shpejti do t’ju nënshtrohet disa ekzaminimeve mjekësore.
21-vjeçari ishte në plan të luante nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën. /Demokracia.com