Basketbollisti Jan Palokaj e ka vazhduar kontratën e tij me KB Prishtinën.
21-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e “bardhekaltërve” edhe në edicionin e ri 2022/23, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm të basketbollit në vend.
“Jan Palokaj vazhdon me Sigal Prishtina. Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23. Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.
Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues./Demokracia.com/