Sport
Neymar befason me veprimin, shpërndan medaljet për bashkëlojtarët pas triumfit në Superkupë
Demokracia
14:19 | 01 Gusht 2022

Share:

Parisi arriti të fitonte Superkupën e Francës, duke triumfuar në finale 4:0 ndaj Nantes.

Braziliani Neymar ishte protagonist i sfidës me dy gola të shënuar, por surpriza e vërtetë erdhi në përfundim të takimit në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve, ku Neymar vendosi që të ishe ai i cili do ti dorëzonte ato tek shokët e skuadrës.

Veprimi i tij shkaktoi një situatë humori tek lojtarët e tjerë të PSG-së, me Messin dhe të tjerët të cilët e kaluan me një të qeshur këtë gjest të brazilianit i cili duket se po përpiqet të rifitojë pëlqimin e grupit pas zërave të javëve të fundit për një largim të mundshëm.

Mëposhtë mund të shihni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme